Rama për 100 drunjtë e mbjellur në Dragodan: Do të krijojnë atmosferë pozitive

by admin
Spread the love

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e mbjelljes së 100 drunjve të blirit ka thënë se kjo është ditë e mirë për kryeqytetin, pasi po vazhdon bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për transformimin e qytetit në Prishtinë të gjelbër e ambientale.

Rama tha se 100 drunjtë e mbjellur në afërsi të shkallëve të Dragodanit do të krijojnë atmosferë pozitive, teksa shtoi se janë në proces edhe projekte të tjera.

“Jemi në proces të transformimit edhe me projekte të ndryshme duke krijuar parqe në qytet e intervenime të tjera si krijimi i zonave për transport alternativ, po ashtu edhe mbylljen e rrugëve për makina e lirimin e hapësirave për qytetarë në mënyrë që kryeqytetin t’ia kthejmë qytetarëve e të ndikojmë në përmirësimin e ajrit”, është shprehur Rama, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se me BE-në, Prishtina ka pasur bashkëpunim edhe në projekte të tjera siç është “Solar for Kosovo”, ku sipas Ramës, një numër i madh i paneleve solare janë në proces të projektimit dhe instalimit të cilët do të prodhojnë 35 MgW energji, e cila do të shfrytëzohet për ngrohjen e qytetit.

“Është projekti më i madh në Evropë i këtij lloji, ku ka kapacitetin shtesë edhe për 40 MgW të tjerë në fazën e dytë”, ka thënë Rama, njofton Klankosova.tv.

Ai, gjithashtu tha se janë duke punuar edhe me Bankën Botërore që mënyrën e ngrohjes së shtëpive private ta transformojnë në ambientale.

 

You may also like