Rama pas Zelenskyt: Mundësitë tona janë modeste, Shqipëria do kontribuojë në…

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një mesazh në Kuvendin e Shqipërisë, ka mbajtur fjalën  e tij edhe kryeministri Edi Rama.

Rama tha se Shqipëria do të japë një kontribut modest për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 5 maj.

“Ky parlament ka nderin të mblidhet dhe tu dëgjojë ju. Nuk shquhet në shpirtin e dakordësisë mes palëve, janë shumë të rralla palët kur kanë rëndë dakord, dhe mbështetja e Ukrainës ndaj pushtuesve ruse janë një nga të paktat rastet kur kemi rëndë dakord të gjithë bashkë. I gjithë kombi ynë përfshirë edhe shtetin shqiptar Kosovës ju kemi mbështetur. Mundësitë tona për tu ardhur në ndihmë janë krejt modeste, por ne kemi besuar se vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e Dontorëve ku do të japim kontributin tonë modest. Qëndresa juaj dhe pamjet e kësaj tragjedie janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës, por dhe një shërbim që po i bëni botës së përgjumur demokratike”, tha Rama./Opinion.al

You may also like