Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra për ndotësit e mjedisit: Në Singapor paguajnë 10 mijë euro për hedhjen e çamçakëzit

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij me prefektët dhe me kryetarët e bashkive në qytet bregdetare, paralajmëroi masa të ashpra për ndotësit e mjedisit.

Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin, janë nën kosto. Nëse për qytetarët kemi një sens ndjeshmërie të mos i ngarkojmë me taksa dhe tarifa dhe nëse tarifa që paguajnë qytetarët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë është më e ulët se kostoja e pastrimit për atë familje, kjo nuk mund të jetë e njëjta gjë për ata që ndotin më shumë. Parimi që kush ndot më shumë duhet të paguaj më shumë duhet të jetë një parim i padiskutueshëm.

Gjobat e ulëta nuk e kryejnë funksionin e tyre, vetëm përshpejtojnë problemin. Ndërsa Gjobat e larta janë shumë më efikase. Pasi gjoba nuk është taksë por është ndëshkim. Kush ankohet për gjobë të lartë mjafton për të mos bërë aktin. Mjafton të marrësh shembullin e Singaporit që ishte një nga vendet më të pista të botës dhe që është sot një model dhe të shikosh gjobat nuk i beson dot syve. Të paguash 10 mijë euro për çamçakëzin që hedh në tokë do të thotë shumë.

Edhe faktikisht kur ul kokën atje nuk ka shans të shikosh një bisht cigareje se janë gjoba që të fikin. Këtu natyrisht nuk flasim për ekstreme të tilla, por do të na duhet një politikë e re gjobash, që ta bëjmë së bashku me ju, se ju keni në administrim territorin që ndotet. Por nëse do ndryshojmë gjobat duhet të jenë gjoba, duhet të jenë goditje që t’i mbash mend gjatë, ndryshe nuk e japin efektin e tyre”– kështu është shprehur Rama.

You may also like