Rama para nisjes së gjyqit ndaj Thaçit: Shqetësuese që luftëtarët e lirisë të konsiderohen kriminelë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë përpara nisjes së gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar duke pyetur nëse duhet të konsiderohen kriminelë, ata që e çuan popullin e tyre drejt lirisë.

Rama tha se është si mendim shqetësues fakti që njerëzit që kanë luftuar për liri kundër regjimeve brutale, të përballen me gjyqe.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, shkroi Rama në Twitter, teksa shpërndau një shkrim të agjencisë së lajmeve Reuters për Gjykatën Speciale, në foton ilustruese të së cilit është Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, do të nisë të hënën e 3 prillit.

Përpara nisjes së gjykimit, nesër në Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht janë në Hagë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like