“Rama nuk do ta votonte kurrë”, Bujar Nishani nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike depozitoi ditën e mërkurë në Kuvend 3 amendamente ku propozonte vetting në politikë, reformë të re territoriale dhe reforma zgjedhore.

Sipas ish-presidentit Bujar Nishani, propozimi i Lulzim Bashës është një teatër sepse PD nuk i siguron votat në parlament dhe sipas tij Edi Rama nuk do ta votonte kurrë vettingun në politikë.

Deklarata e Nishanit:

“Është teatër kjo e Bashës sepse dihet që PD nuk i ka votat në parlament. Nëse do të kishte një nismë, Basha duhet të kishte nisur procedurat për referendumin mbarëpopullor. Të bëhej një vetting i vërtetë dhe jo nga institucionet e kapura”, tha Nishani.

You may also like