Rama: Nëse i bën naze një marëveshjeje që të vënë përpara fuqitë e mëdha, do përfundosh si fqinjët tanë maqedonas

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat e cilësoi të gabuar qendrimin që po mban sot Kosova në raport me ndërkombëtarët, por edhe qasjen që ka patur kryeministri Albin Kurti, ndaj draft-propozimit të tij për Asosacionin, pa e lexuar ende.

Rama tha se në draftin që u ka dorëzuar ndërkombëtarëve jepet një zgjidhje e mirë për Asosacionin. Siaps tij Albin Kurti duhet ta kishte lexuar më parë, e pastaj të thoshte nëse bën apo jo.

Rama theksoi gjithashtu se ai këtë draft ua ka dorëzuar dy personaliteteve politikë që kanë një dhuratë shumë të madhe për Kosovën, sic është plani franko-gjerman.

Sipas tij nëse Kosova e refuzon këtë marrveshje, atëherë marrëveshja e radhës nuk do të jetë më kaq e mirë.

“Kur i bën shumë naze një marrëveshjeje që të vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është aq e mirë. Fqinjëve tanë maqedonas ju vu dikur në tavolinë një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjtë brenda me jashtë, nuk e pranuan, tani e kanë të njëjtë brenda dhe jashtë. Dhe është marrëveshjet e Greqisë me bashkësitë europiane, marrëveshje të tjera e të tjera. Pasi ti i lodh fuqitë e mëdha duke bërë naze ajo që vjen mbrapa është më e keqe. ne nuk mund të ndryshojmë dot raportin e fuqive. ne mund t’i bëjmë për një kohë magji elektorait sikur po luftojmë me Goliathin, për më tepër një Goliath anglo-amerikano-europian, luftohet nga një David shqiptar”, tha Rama.

You may also like