Rama në SHBA, zbardhen detajet e vizitës së kryeministrit dhe takimit të tij me Blinken. Ja çështja e ‘nxehtë’ që do diskutojnë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama bashkë më ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme. Sot Rama do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe do të marrë pjesë në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Gazetari Ermal Qori, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës (OKB), në Neë York, tha se në qendër të bisedimeve mes shteteve anëtare do të jetë situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjetja e zgjidhjeve diplomatike për të shmangur një përplasje të armatosur mes tyre.

‘Së bashku me SHBA, Shqipëria do të ketë mundësi të jetë një nga bashkëhartueset e planeve për një zgjidhje diplomatike mes palëve.’– tha gazetari Qori.

Më tej sipas gazetarit i, rreth orës 18:00 do të bëhet edhe një ceremoni hapëse për marrjen e mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

‘Do të jetë një ceremoni e cila do të behët për të nderuar Shqipërinë, ndërsa pritet që të mbajë një fjalë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.’– tha gazetari Qori.

Më tej në vizitën 2 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

‘Në fakt takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00. Një takim që është thirrur nga Antony Blinken. Nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet është çështja se strehimit të afganëve në vendin tonë si dhe shënjimi i 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, si dhe tensionet në Ukrainë.’– tha gazetari.

You may also like