Rama flet për sulmin kibernetik në OKB, përfaqësuesi i Iranit s’i ngre sytë nga fleta

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. Ai i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet.

Por në sallë ka qenë edhe përfaqësuesi i Iranit, i cili teksa dëgjonte në kufje fjalimin e Ramës nuk e ngriti kokën në asnjë moment që kreu i qeverisë përmendi Iranin por ka vazhduar të mbajë shënime në fletë.

“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”- u shpreh Rama.

You may also like