Raketa me rreze të lartë veprimi, Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me armë

by admin
Spread the love

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, që presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi për luftën kundër forcave ruse.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi se vendi i tij ka zgjedhur të dërgojë raketa Storm Shadoë, duke u bërë vendi i parë që pritet t’i sigurojë armë me rreze më të gjatë.

“Siç e kam thënë shumë herë në të kaluarën, ne kemi parë se çfarë mund të bëjnë ukrainasit kur kanë aftësitë e duhura. Ditët e fundit janë rrëzuar 30 drone Shahed. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se 23 nga 25 raketa lundrimi të lëshuara nga deti dhe toka janë rrëzuar. këto sisteme armësh i japin Ukrainës mundësinë më të mirë për t’u mbrojtur kundër brutalitetit të vazhdueshëm të Rusisë. Përdorimi i Storm Shadow do t’i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran të Ukrainës. Të rreshtuar dhe të bashkuar me komunitetin ndërkombëtar, ne po i ndihmojnë ukrainasit të mbrojnë atdheun. Më e rëndësishmja, ajo i përgjigjet veprimeve të vetë Rusisë”, tha Ben Wallace – Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar .

Ai tha se armët do t’i japin Ukrainës “shansin më të mirë” për të mbrojtur veten në këtë luftë e cila vazhdon prej më shumë se një viti.

Raketa e lundrimit Storm Shadow ka një rreze mbi 250 kilometrash dhe bie në lartësi të ulët për të shmangur zbulimin nga radari i armikut.

Vendimi vjen pas lutjeve të përsëritura nga Ukraina për më shumë armë nga Perëndimi.

Raketa Storm Shadow është operuar nga forcat ajrore britanike dhe franceze, njëkohësisht është përdorur më parë në Gjirin Persik, Irak dhe Libi.

 


Top Channel

You may also like