Rafuna priti Ambasadorin e Turqisë, biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

by admin
Spread the love

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve dhe mundësive për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Kryetari Rafuna
u shpreh i kënaqur me trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
dhe u zotua për të kërkuar rrugë të reja për rritjen e investimeve të huaja
direkte në vendin tonë.

“I vlerësojmë
investimet e bizneseve turke si dhe përkrahjen dhe interesimin e vazhdueshëm
për bizneset kosovare“, u shpreh Kryetari Rafuna.

Në takim u
vlerësua edhe përmirësimi i eksportit të produkteve kosovare drejt shtetit të
Turqisë, duke respektuar punën dhe suksesin e biznesit vendor ndër vite.

Duke parë
Kosovën si vend strategjik dhe me potencial të madh, Kryetari Rafuna dhe
Ambasadori Sakar u zotuan për rritjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në të
mirë të ekonomisë vendore.

You may also like