Rafa Leao kundër Kvaradona, në “San Siro” bën ligjin… driblimi

by admin
Spread the love

Sfida e së dielës në 20:45 mes Milanit dhe Napolit përfshin edhe duelin në distancë mes Kviça Kvaratskhelias e Rafael Leaos. Gjeorgjiani sapo ka rigjetur golit ndaj Veronës, pas një muaji e gjysmë “agjërim”. Portugezi ndihmoi për të shënuar Zhirunë në Frozinone dhe luajti një nga ndeshjet më të mira të sezonit, për vazhdimësi dhe konkretësi.

Kvaratskhelia, vuajti nga sindroma e post-triumfit (kur lojtarët dehen pas një suksesi) dhe transplantin teknik të dështuar të Garcias. Për më tepër, individualisht ai ka paguar për rënien e efektit të befasisë. Tashmë rivalët e njohin dhe e presin. Por edhe në momentet më të errëta të sezonit, Kvara ishte drita e Napolit, siç dëshmohet nga 1074 topat e luajtura, 200 më shumë (876) se kampionati i kaluar kur u shpall kampion Italie. Gjeorgjiani bëri një goditje më shumë në portë (23) sesa në turneun e fundit (22), duke tentuar rreth njëzet herë më shumë (7453).

sdfsdfsdfsdfsfdsfdsfd

PO LEAO? – Nëse Kvara vuan, nuk është se po bën më mirë Rafael Leao që nuk ka shënuar në kampionat që prej shtatorit teksa në tre muajt e fundit të 2023-shit nuk arrinte as të gjente portën rivale. Krahasimi bëhet i pamëshirshëm nëse krahasojmë shifrat e Leaos në vitin e titullit me ato të këtij sezoni. Golat e përgjysmuar: nga 6 në 3, si Tomori dhe Gati. Vetëm 9 goditje në portë. Në 2021-2022 ai kishte arritur 21 herë në këtë pikë të kampionatit.

sdffsdfssfsfsffssdf

Konkluzionet e përgjithshme gjithashtu kanë pësuar një rënie: nga 52 në 38. Nga ana tjetër nuk mund të mohohet se portugezi është përmirësuar në ndërtimin e mundësive për gol nga skuadra. Krahasuar me kampionatin e titullit nga 3 asistime shkoi në 6 dhe nga 22 raste të krijuara në 37. Ndërkohë, nuk duhet harruar se janë shtuar edhe prekjet në zonat kundërshtare duke kaluar nga 99 në 120.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like