» “Radical Optimism”/ Dua Lipa publikon datat e para të turneut të ri, një ndër ndalesat në Ballkan

by admin
Spread the love

 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”. Pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, Dua pritet të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri. Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.

Dua Lipa është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë  dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

360grade.al

You may also like