Racizëm ndaj Gnabry dhe Choupo-Moting, Bayerni pushon nga puna magazinierin

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut ka pushuar nga puna një nga magazinierët historikë të skuadrës, pas një episodi racizmi në dëm të Serge Gnabry dhe Eric Maxim Choupo-Moting.

Sipas asaj që shkruan “Bild” gjatë ditëve të kaluara magazinieri kishte ftuar të bijën në qendrën sportive të klubit dhe kur u shkëmbye me dy lojtarët kishte thënë: “Ja, këta tipat kështu mund ti evitosh dhe të mos i sjellësh në shtëpi”.

Një frazë që çuditi punonjësit e tjerë, të cilët kanë njoftuar krerët e klubit, duke u ankuar për këtë sjellje raciste.

Asgjë nuk është bërë publike, por sipas mediave gjermane klubi ka vendosur të largojë nga puna magazinierin, pavarësisht se kishte shumë vite që punonte aty. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Facebook

You may also like