Rabiot: Po të kishim mundur Interin fitonim titullin, të marrim hak në Kupë

by admin
Spread the love

Adrien Rabiot në një intervistë të dhënë për “Dazn” ka folur për mundësitë e shpërdoruara nga Juventusi në garën për titullin kampion në Serie A këtë sezon:

“Nëse do të kishim mundur Interin në takimin direkt, do të kishte ndryshuar gjithçka nga ana psikologjike. Si për ne, edhe për mënyrën si do të na shikonin skuadrat e tjera. Nuk është e lehtë të luash kur nga pas ndien presionin e Juventusit.

Finalja e Kupës së Italisë? Do të jetë një sfidë ku do të kërkojmë hakmarrje kundër Interit. Sfidat në Superkupë dhe kampionat më kanë nervozuar, meritonim më shumë”, ka thënë mesfushori francez i Juventusit. / Oversport.tv

You may also like