Rabiot ka kërkuar largimin nga Juventusi, 3 klube angleze synojnë francezin

by admin
Spread the love

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se Adrien Rabiot i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të largohet nga Juventusi.

Mesfushori francez kërkon që të lihet i lirë të largohet një vit para skadimit të kontratës që e lidh me bardhezinjtë. Duket se klubi torinez nuk ka ndërmend të pengojë këtë largim, sepse do të shpëtonte nga paga e lartë e Rabiot.

Për lojtarin interesohen tre klube angleze: Manchester United, Chelsea dhe Newcastle. Juventusi e vlerëson kartonin e lojtarit 15-20 milionë euro, ndërsa lojtari pretendon një pagë jo më të ulët se ajo që përfiton aktualisht, rreth 7 milionë euro në sezon. / Oversport.tv

You may also like