Rabini hetohet për dhënien e shtetësisë portugeze për Abramoviç

by admin
Spread the love

Një rabin që ka ndihmuar miliarderin Roman Abramoviç të marrë shtetësinë portugeze është urdhëruar që të mos lërë vendin dhe të jetë në gatishmëri për t’u marrë në pyetje nga autoritetet.

Daniel Litvak u shoqërua të enjten si pjesë e një hetimi për procedurën se si ka mundur Abramobiç të marrë shtetësinë portugeze.

Të premten, Abramoviç u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar si përgjigje ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

55-vjeçari që ka në pronësi ekipin e Chelsea është një nga shtatë oligarkët që janë prekur nga sanksionet e reja, duke u ngrirë asetet dhe ndaluar udhëtimet.

Abramoviç ka marrë shtetësinë portugeze në prill 2021 përmes një ligji që ofron natyralizimin e hebrenjve të dëbuar nga gadishulli iberik më shumë se 400 vjet më parë.

Aplikimet kalojnë përmes një shqyrtimi nga komuniteti hebre në Lisbonë dhe Porto. Litvak është rabin në Porto që ka marrë në shqyrtim aplikimin e Abramoviç.

Ai u ndalua nga autoritetet ndërsa po udhëtonte për në Izrael. Litvak i është marrë pasaporta dhe do të jetë i detyruar të paraqitet para autoriteteve gjatë hetimeve.

Autoritetet në Portugali dyshojnë për pastrim parash, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh në procesin e dhënien e shtetësisë në rastin e Abramoviç.

You may also like