Qymyr për Serbinë dhe RMV se kemi shumë, Belinda Balluku: E kemi detyrim për Ballkanin e Hapur

by admin
Spread the love

Me një njoftim të fundit nga Beogradi, ministrja Belinda Balluku thotë se Shqipëria do t’i japë qymyr Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sepse prodhon shumë.

Sipas Ballukut, me këtë lëndë djegëse, dy shtetet do të prodhojnë më shumë energji dhe një pjesë do t’i kthehet mbrapsht vendin tonë.

“Serbia dhe RMV e blejnë këtë nga vendet e tjera dhe na kanë shtruar kërkesën për bashkëpunim, pra duke marrë qymyrin tonë ne mund të përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar prej tyre”, tha Balluku.

Kjo është alternativa që qeveritë e “Ballkanit të Hapur” kanë zgjedhur në krizën që po kalon sistemi energjetik, pasi nëntoka shqiptare fsheh depozita të mëdha qymyri.

Në vendin tonë kemi depozita që arrijnë në 700 mln tonë, do ishte e udhës që të përdorej nga fqinjët tanë”, tha ministrja.

You may also like