QMK: Qytetarët e ngujuar në Liqenin e Berovës të mos udhëtojnë, për të gjitha nevojat të lajmërohen në 112

by admin
Spread the love

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka lëshuar një informatë të jashtëzakonshme për të gjithë personat që për momentin ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës – të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të lajmërohen në numrin 112 në QMK ku nga Komuna e Berovës do të dërgohet gjithçka që u nevojitet.

Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave Berovë dhe Shtip në një komunikim operativ koordinues përmes Departamentit për Operacione dhe Koordinim kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë.

Në veçanti, drejtimi rrugor Berovë-Ablanicë-Berovsko është pezulluar për shkak të rënies së pemëve në rrugë. DMSH dhe Policia kanë mbajtur një takim koordinues në Berovë dhe është vendosur që të gjithë personat që aktualisht ndodhen në afërsi të liqenit të Berovës të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të kontaktojnë në numrin 112 dhe të deklarojnë nevojat e tyre, pas së cilës Komuna Berova do të ndërhyjë: përmes njerëzve të tyre të japin atë që u duhet.

 

MARKETING



You may also like