QMK: Pesë shtetasit turq që kanë humbur në Vodno janë evakuuar me sukses drejt Shkupit

by admin
Spread the love

Qendra për menaxhim me kriza sonte ka njoftuar se pesë shtetas turq pasi kanë humbur në Vodno janë gjetur dhe janë evakuuar shëndoshë e mirë drejt Shkupit.

“Pas një telefonate në numrin e vetëm të për raste urgjente 112 në QMK se janë pesë persona, shtetas turq, të cilët kanë humbur dhe nuk kanë ditur të zbresin pas errësirës, ​​në parkingun tek Kryqi i Mijëvjeçarit në Vodno, nga Sektori për operacione dhe koordinim të QMK-së, është njoftuar ekipet kujdestare të policisë, SPB Shkup, të cilët menjëherë janë nisur me veturë. Njëkohësisht, QMK-ja u ka dhënë edhe numrin e telefonit të denoncuesit, një shtetas turk, për të krijuar komunikim të drejtpërdrejtë përmes “viber”-it, sipas nevojave”, thuhet në njoftimin QMK-së.

Në orën 18:10, pesë personat, shtetas turq, janë gjetur edhe nga zona e Kryqit të Mijëvjeçarit në Vodno, sipas kontakteve të bëra me SPB Shkup, me automjet policor janë marrë dhe janë evakuuar drejt qytetit.

MARKETING



You may also like