QMK: Mbi 36 zjarre në 24 orët e fundit, katër janë aktive

by admin
Spread the love

Në 24 orët e fundit ka pasur mbi 36 zjarre në ambiente të hapura, ndërsa katër konsiderohen ende aktive, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

“Për sa i përket zjarreve në pyje dhe vegjetacion në ambiente të hapura, në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 me raportim, si dhe zjarrfikësit kanë fikur mbeturina dhe kontejnerë të djegur në ambient të hapur në territorin e shtetit. Nga 36 zjarre “dimërore” në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, katër konsiderohen ende aktive”, sqarojnë nga QKM.
Njëri prej zjarreve ishte afër fshatit Viniçe në Malin e Zi të Shkupit, komuna e Gazi Babës. Për këtë QMK-ja ka njoftuar zjarrfikësit e qytetit të Shkupit, të cilët nuk kanë mundur të intervenojnë për shkak të paaksesueshmërisë në terren. Është njoftuar edhe komuna e Gazi Babës, si dhe DPSH dhe NP Pyjet Kombëtare – “Karaxhica”.

MARKETING



You may also like