QMK: Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 10 zjarre në vende të hapura

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, sipas raporteve në Sektorin për Operacione dhe Koordinim në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), në shtet gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 zjarre në vende të hapura, deri mëngjesin e sotëm aktiv konsiderohet vetëm edhe një.

“Zjarri i cili kishte shpërthyer në orën 13:00 në mes të fshatrave Rimnicë dhe Bibai, në lokalitetin ‘Ribniçka Planina’ në Komunën Mavrovë – Rostushë, është ende aktiv dhe ka përfshirë kullota të larta, bredh, fier, ah, bredh dhe pylli Për shkak të mospasjes së qasjes për automjete, zjarrfikësit nga NJZT Gostivar nuk kanë intervenuar. Ata kanë mundur të intervenojnë vetëm me 5 punonjës nga Parku Kombëtar ‘Mavrovë’. Zjarri është vënë nën kontroll, por brenda ka ende tym. Personat që kanë ndërhyrë janë larguar nga tereni pas orës 18:40. Në mëngjes, ekipet e parkut kombëtar kanë planifikuar të bëjnë zbulim dhe ndërhyrje në të njëjtin terren me qasje të vështirë”, njoftojnë nga QMK.

Janë shuar nëntë zjarre në vende të hapura, në:

-Komunën Novaci, dy zjarre, në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 14:40, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatrave Lloznan dhe Topollçan dhe prej orës 15:15 deri në orën 18:55, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës kanë intervenuar në djegien e kashtës në fshatin Dallbegovc;

-Komunën Mogillë, në periudhën prej orës 22:30 deri në orën 00:10, me një automjet zjarrfikës dhe dy zjarrfikës kanë intervenuar në bimësi të ulët dhe kashtë në fshatin Noshpall;

-Komunën Prilep, dy zjarre, prej orës 14:35 deri në orën 15:15, me katër zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në rrugën drejtë fshatit Sellcë dhe në periudhën prej orës 15:15 deri në orën 16:15, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në atarin e fshtit Erekovc;

-Komunën Tetovë, dy zjarre, prej orës 16:47 deri në orën 17:15, me tre zjarrfikës dhe një veturë zjarrfikëse në vegjetacion të ulët të djegur në lagjen Maleadri dhe prej orës 13:22 deri në orën 14:22, me një veturë zjarrfikëse dhe dy zjarrfikës kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në rrugën “Ilindenska”;

-Komunën Veles, në periudhën prej orës 19:30 deri në orën 21:20, me një veturë zjarrfikëse dhe tre zjarrfikës kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur dhe kashtë në sipërfaqe prej dy hektarë në atarin e fshatit Mustafinë.

– Komuna e Dojranit, zjarrfikësit nga NJZT Gjevgjeli në periudhën prej orës 12:20 deri në ora 14:00, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës së bashku me Shoqat Zjarrfikëse Vullnetare “Dojran” me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në sipërfaqe prej gjysmë hektari në fshatin Furkë dhe në

– Komuna e Gazi Babës, zjarrfikësit nga BMZ e Qytetit të Shkupit në periudhën nga ora 19:15 deri në ora 21:00, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës, kanë intervenuar në djegien e mbeturinave në një sipërfaqe prej gjysmë hektari në fshatin Straçincë

MARKETING



You may also like