QKMF-ja e Hanit të Elezit furnizohet me barna, pas dyshimeve për helmim nga uji

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë furnizuar me barna QKMF-në në Han të Elezit, pas dyshimeve se disa qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.

Në QKMF-në e Kaçanikut janë dërguar barna dhe produkte medicinale nga Spitali i Ferizajt, derisa në atë të Hanit të Elezit janë dërguar nga QKUK-ja.

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

  1. Ringer sol 500 copë
  2. NaCl 500ml 700 copë
  3. Kanilla 22G 1000 copë
  4. Hyoscine amp. 120 copë

Nga QKUK për QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

  1. NaCl 500ml 500 copë
  2. Hyoscine amp. 60 copë
  3. Metoclopramide amp. 150 copë

Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha komunat për rreth Hanit të Elezit si Vitia, Ferizaj dhe të tjera janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar këtë komunë për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

“Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like