Qirko: Teuta ka një ekip shumë cilësor, shumë shpejt do të vijnë edhe fitoret

by admin
Spread the love

Portieri i Teutës, Pano Qirko, që ka treguar një formë shumë të mirë këtë sezon ka folur për Oversport pas ndeshjes ndaj Vllaznisë.

“Mundohemi që të bëjmë më të mirën gjatë stërvitjes. Duhet të kemi edhe pak fat. Pritjet? Nga java në javë po mundohem që të rregulloj gabimet e mia dhe të fillojmë të marrim pikë, sepse kampionati është i gjatë. Detyra e portierit është që të mbajë portën të paprekur. Unë dua që të mos gabojë dhe që ekipi të mos pësojë. Pastaj të tjerat janë edhe çështje fati.

Mendoj që me këtë ekip do të marrim pikët që kërkojmë. Me sulmuesit bëjmë shumë goditje pas stërvitjes dhe ngacmohemi me njëri tjetrin dhe besoj që edhe ata do të zhbllokohen, sepse besoj që në javët në vazhdim situata do të përmirësohet.

Mbrojtja? Kemi pasur lëvizje në pozicionet, por mendoj që edhe kur pësojmë, gabojnë të gjithë dhe jo vetëm mbrojtja. Kemi lojtarë cilësorë dhe me mbrojtësit që kam para jam shumë i sigurt. Besoj se Teuta do marrë pikët që i takojnë”, ka thënë Qirko. / Oversport.tv

You may also like