“Qindra persona tentuan të largoheshin”/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në SHBA, vriten tetë persona

by admin
Spread the love

Një person i armatosur ka qëlluar me breshëri plumbash duke vrarë tetë persona dhe plagosur të paktën shtatë të tjerë në një qendër tregtare në Teksas.

Personi i armatosur doli nga një automjet dhe filloi të qëllonte jashtë qendrës tregtare, ndërsa qindra njerëz kanë tentuar të largohen me shpejtësi.

“Ai po ecte nëpër trotuar vetëm… duke qëlluar me armë jashtë. Ai vetëm qëllonte me armën e tij kudo në pjesën më të madhe. Kishte ndoshta rreth 300 njerëz që po vërshonin nga të gjitha dyert e ndryshme. Njerëzit janë të çmendur, ne dëgjuam ulërima”, deklaruan dëshmitarët.

Autoritetet raportuan se personi i armatosur, i cili besohet se ka vepruar i vetëm, u vra nga një oficer policie në vendngjarje.

Ende nuk ka detaje të konfirmuara për viktimat, por dëshmitarët raportuan se kishin parë fëmijë mes tyre. Disa deklaruan se panë gjithashtu një oficer policie dhe një roje sigurie pa ndjenja në tokë.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa katër të tjerë ndodhen në gjendje të qëndrueshme.


Top Channel

You may also like