Qeveria vendosi të mbetet llogaritja dimërore e kohës, do të kursehet energji elektike dhe ngorhëse

by admin
Spread the love

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Ekonomisë, lidhur me analizën e përgatitur për mundësinë e vazhdimit të aplikimit të kohës verore dhe sipas të gjitha analizave është konstatuar se zbatimi i kohës dimërore do të afrohet, siç praktikohet deri tani.

Ky konluzion është arritur në bazë të Informacionit të Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencinë për Komunikime Elektronike, Byronë për Metrologji, Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut , Administrata për punë hidrometeorologjike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Fakulteti Ekonomik – Shkup.

Sipas tyre nga llogaritja e treguar për nxehtësinë e kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme, u vu re se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike prej 1,5 – 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes.

Sipas analizave të lëvizjes së temperaturës në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, është konstatuar se kthimi në kohë dimërore do të kursejë konsumin e energjisë elektrike dhe atë termike.

You may also like