Qeveria vendos: Ngjitëse me shenjën “NMK” në vend të targave të reja

by admin
Spread the love




Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria në seancën e sotme vendosi që në vend të targave të reja, të vendosen ngjitëse me shenjën “NMK”.

“Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre afisheve do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimin për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.


You may also like