Qeveria të fokusohet në lobim te shtetet anëtare për liberalizim të vizave, kritikohet edhe BE-ja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Progresi
në kuadër të dialogut është kyç sa i përket liberalizimit të vizave si dhe
marrjes së statusit të vendit kandidat, po vlerësojnë njohës të çështjeve
politike në vend, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse
tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të
përcaktuara nga Komisioni Evropian, sipas tyre Qeveria duhet ta ketë në fokus
lobimin te shtetet anëtarë të BE-së, e te secila veç e veç.

Ata e kanë
cilësuar si shumë të padrejtë situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket
liberalizimit të vizave.

Drejtor i
Institutit EPIK të Kosovës, Demush Shasha, në një intervistë për Ekonomia
Online po e sheh proces kyç progresin e dialogut, duke përfshirë në të edhe
liberalizimin e vizave.

Sipas ish-sekretari
të ministrisë për Integrim Evropian, nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në kohë
afat shkurtër, pasi që siç thotë ai zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe ato
presidenciale në Serbi nuk mund të sjellin progres në këto procese.

“Progresi
në kuadër të dialogut është kyç, qoftë sa i përket liberalizimit të vizave,
qoftë sa i përket çështjes së marrjes së vendit kandidat, qoftë sa i përket
avancimit tonë në organizatat siç janë Kombet e Bashkuara apo NATO. Prandaj
rëndësia e tij nuk mund të mbivlerësohet, në këtë kontekst duhet të jemi
optimist pasi që po shohim një bashkërendim çdo ditë e në rritje ndërmjet
SHBA-së dhe BE-së. Nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli, në afat shkurtër pasi
që edhe ne kemi zgjedhjet lokale, ndërsa në Serbi ato presidenciale, prandaj
derisa të përfundojnë këto ciklet zgjedhore nuk duhet pritur, ndonjë progres, prandaj
më shumë mund të pritet ndonjë progres në pjesën e fundit të vitit tjetër, ose
në vitin 2023, më përpara nuk duhet pasur ndonjë pritje reale”.

Njohësi i
çështjeve ndërkombëtare, Avni Mazreku, për Ekonomia Online, po fajëson shtetet
anëtare të BE-së, për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

“Çështja
e liberalizimit të vizave është krejtësisht kontekst i funksionimit të
Bashkimit Evropian, që në këtë rast e tregon fragjilitetin e tij në kontekst të
vendimmarrjes. Kosova sa i përket kritereve teknokratike i ka plotësuar të
gjitha këtë ka thënë Komisioni Evropian, e që është organi kompetent i BE-së me
e vlerësua një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere apo jo. Mosmarrja e
vendimit politik nga ana e BE-së është kontekst plotësisht i fragjilitetit në kontekst
të vendimmarrjes brenda BE-së, prandaj Kosova nuk mund të fajësohet në asnjë
mënyrë për çështjen e liberalizimit të vizave, por në këtë rast të themi
kushtimit komplet duhet me u fajësua shtetet anëtare të BE-së sepse ato janë
aktorët që duhet me votuar pro ose kundër një vendimi të caktuar”.

Ai thotë
se shtetet që kanë hezituar karshi liberalizimit të vizave për Kosovën, e kanë
pasur për qëllim zhvillimin e tyre të brendshëm, dhe jo ushtrimin e presionit
mbi procesin e dialogut.

“Shtetet
që kanë qenë hezituese në raport me thënien po për çështjen e liberalizimit të
vizave për Kosovën  e kanë pasur më shumë
për kontekst të zhvillimeve të brendshme të tyre, sesa që e kanë pasur kontekst
të përdorimit të vendimit për vizat si instrument për me ushtrua presion mbi
Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë”, ka thënë ai për EO

Edhe deputetja nga Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriaj po e konsideron padrejtësi ndaj Kosovës, mosliberalizimin,
derisa ka pasur edhe kritika për Qeverinë e vendit për shkarkimin e
ambasadorëve.

“Është
padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës dhe nga kjo qeveri me të gjitha
skandalet diplomatike që po i bën në arenën ndërkombëtare në çështjen e punëve
të jashtme, shkarkimi i ambasadorëve e ku shumë vende evropiane kanë mbetur pa
përfaqësimin, sepse ata janë që lobojnë për anëtarësim të organizatave
ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave duke mbrojtur të drejtën e
Kosovës në çështjen e liberalizimi të vizave”.

Ajo ka
theksuar se Kosova është vendi më pro-evropian e pro-amerikan, derisa shton se
nuk ka arsye të jetë i izoluar.

Kadrijaj
po kërkon nga Qeveria e vendit, që të fokusohet në lobim të vendet anëtare të
BE-së.

“Kosova
ka përmbushur kushtet dhe kriteret, dhe është dashtë të kemi liberalizim të
vizave. Është një e drejtë e Kosovës me kërkua që të kemi liberalizim të vizave
sepse, është pakuptimtë sepse Kosova është vendi më pro-evropian dhe
pro-amerikan, pra Evropa nuk ka të drejtë që ta mbajë Kosovën të izoluar”.

“Fokusimi
i qeverisë tash, duhet të fokusohen në lobim të vendeve anëtare të Bashkimit
Evropian veç e veç, sepse Komisioni i Parlamentit Evropian ka dhënë shumë herë
dritë jeshile është votuar më shumë se dy herë dhe tash është te vendet lobimi
veç e veç”.

Edhe vetë
mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për
liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së në
Këshillin Evropian, duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen.

You may also like