Qeveria po propagandon rreth luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, përmes një video ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon me raportet ndërkombëtare për indeksin e luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias.

Referuar rapotit të “Transparency International”, ajo ka thënë se Qeveria nuk po i merr për baza poenat, por lëvizjet e vendeve.

“Qeveria po thotë që kemi 21 vende ngritje në Transparency International në indeksin e korrupsionit. Propagandë. Përveç që kemi ngecje në vitin 2023, Qeveria për të mashtruar me numra nuk po e merr shembull poena që në fakt e determinojnë lëvizjen e shteteve, por po i merr shembull vendet.Ndërkaq vendet e shteteve mund të lëvizin edhe kur ato nuk kanë as çfarë përmirësimi në gjendjen e tyre me korrupsionin”, ka thënë ajo.

Më tutje, deputetja opozitar tha se Qeveria po manipulon edhe sa i përket raporteve për lirinë e medias.

“Qeveria po thotë që jemi 22 vende më lartë në indeksin e lirisë së mediave sipas ‘Reporterëve pa Kufij’. Prap propagandë, jemi vetëm 5 vende dallim dhe në fakt nëse i shikojmë pikët, jemi vetëm një pikë më shumë. E paramendoni, kur Qeveria flet për Ëorld Justice Project dhe Raportin e BE-së, flet për vitin 2022, ku po e leni vitin 2023? A thua pse po e fshehni? – Po iu tregoj unë pse. Propagandë, sepse në vitin 2023 keni pasur ngecje dhe këtë e konfirmojnë të dy raportet edhe World Justice Project edhe Raporti i BE-së, dhe në fakt Raporti i Progresit i BE-së është ndër raportet më të këqija ndonjëherë. Ju edhe mund të vazhdoni me manipulim numrash, por ne jemi këtu për t’ua treguar faktet para propagandës”, ka thënë ajo.

You may also like