Qeveria: Papunësia është në nivelin historik më të ulët prej 15.2 për qind

by admin
Spread the love




Papunësia në tremujorin e katërt të vitit 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e pavarur ekonomike dhe është 15,2 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 është ulur për 5,6 për qind, gjegjësisht 0,9 pikë procentuale, njoftuan sot nga Qeveria.

Siç njoftuan nga atje, Qeveria vazhdon me punë të përkushtuar për krijimin e kushteve dhe mbështetje për uljen e mëtutjeshme të papunësisë deri në fund të vitit.

“Sipas Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, me rritjen e investimeve, shkalla e punësimit parashihet të rritet në 54,3 për qind në vitin 2026, ndërsa shkalla e papunësisë për herë të parë hyri në zonë njëshifrore deri në vitin 2026 prej 8,6 për qind”, potencuan nga Qeveria.

Theksuan se politikat ekonomike të Qeverisë po japin rezultate, paga mesatare neto në dhjetor 2021 është 29.943 denarë.“Arritëm marrëveshje për nivelin historik më të lartë të pagës minimale prej 18.000 denarë, ndërsa sipas statistikës së ekonomisë sonë në vitin 2021 është katër për qind, që është afër projeksionit qeveritar prej 4,1 për qind. Në kushte të krizës botërore kujdesemi edhe për ruajtjen e standardin të pensionistëve. Për këtë e realizojmë edhe rritjen më të madhe të pensioneve, të cilat në vazhdimësi do të rriten me metodologjinë e re e cila është miratuar sipas modelit zviceran. Kështu, pensionistët me pension mesatar i cili për momentin është 16.300 denarë, nga shtatori e më tutje për çdo muaj do të kenë mesatarisht 900 denarë plus në xhirollogaritë e tyre dhe kjo është rritje rekorde e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftuan nga Qeveria.

 


You may also like