Qeveria nuk vepron si gjykatës, u përgjigj Xhaferi në pyetjen nëse do të veprojë rreth nismës së KSHPK-së për Drin Ahmetin

by admin
Spread the love

Qeveria nuk është as gjykatës as prokuror dhe nuk mund të veprojë si gjykatë, u përgjigj kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për shtyp në pyetjen e gazetarëve nëse do të veprojë rreth nismë së KSHPK-së që të kërohet përgjegjësi nga njeriu i parë i Fondit për inovacione për shkak të parregullsive të vërtetuara me grante të dhëna firmave të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit.

“Prezumpimi i pafajësisë është rregull bazë në drejtësi dhe institucionet kompetente të cilat duhet të veprojnë nëse kanë vendim ndryshe adekuate, nuk ka arsye të mos veprojë Qeveria. Kështu që Qeveria nuk mund ta marrë rolin e një institucioni tjetër. Duhet të bëjmë dallim lidhur me kompetencat”, tha Xhaferi.

Sa i përket kritikave nga Brukseli për shkak se nuk veprohet pas parashtresave nga Komisioni i antikorrupsionit, thotë se kjo nuk është kompetentë e Qeverisë.

“Brukseli ka kritika për shumë gjëra, rreth çështjes përkatëse ju thashë që nuk është përgjegjësi e Qeverisë. KSHPK-ja është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi dhe është i pavarur në punën e tij dhe sipas ligjit ka kompetencë të paraqesë raporte tek institucionet kompetente që kanë mundësi të veprojnë. Për më tepër, çdo koment është i panevojshëm sepse mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e pushtetit”, vlerësoi Xhaferi, duk

MARKETING



You may also like