Qeveria nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në shqiptimin e gjobave anti COVID

by admin
Spread the love

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka thënë se Qeveria e vendit nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti COVID.

Ky reagim i AUV vjen pas deklaratës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar veprimet e inspeksionit sanitar natën e kaluar në këtë qytet, duke i thënë Qeverisë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Komunës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid”.

“Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që prentendohet të jenë të kundërligjshme. Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qendror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij”, thuhet në njoftimin e AUV.

You may also like