Qeveria nuk është përzier në marrëveshjen midis EVN-së dhe banorëve të Sllupçanit – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përgënjeshtroi prendimet e opozitare VMRO DPMNE të ngritura sot e në të cilat thuhej se Qeveria i ka garantuar banorëve të Sllupçanit shlyerjen e borxheve dhe faturat fikse prej 3.000 denarësh ndaj EVN-së. Sipas Bekteshit as Qeveria, as ministria dhe as subjekti të cilit i takon nuk kanë ndërhyrë në këtë proces. Bekteshi porositi opozitën që para se të akuzojë ndonjë vend për vjedhje të energjisë elektrike, të shoh se si është situata në komunat me cilat udhëheq.

“Neve nuk kemi informacion për atë se çfarë është biseduar dhe për çfarë janë marr vesh banorët e Sllupçanit dhe përfaqësuesit e EVN-së. nëse ata kanë nevojë për ndihmën ose lehtësimin nga ana jonë, neve jemi këtu që t’u dalim në ndihmë. I lus partitë politike dhe mediat të mos japin lajme të rreme se gjoja vende të caktuara vjedhin ose keqpërdorin energjinë elektrike”, tha Kreshnik Bekteshi./KlanMacedonia

You may also like