Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa restriktive – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria ka miratuar ndryshimet e ligjit për masa restriktive, me të cilët “listat e zeza” amerikane dhe britanike bëhen bazë për sanksionime edhe nga institucionet e vendit, njofton KlanM.

Lajmi është bërë I ditur pasdite, pas seancës së qeverisë, kurse në profilin e tij në Facebook e ka publikuar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa restriktive, me çka listat amerikane dhe britaneze bëhen bazë për masa sankcionuese edhe nga institucionet tona” – shkruan Osmani.

Ministri Osmani, javën e kaluar, gjatë një takimi me mediat njoftoi se MPJ-ja do të nis debatn publik lidhur me ndryshimet e Ligjit për masa restriktive.

Me ndryshimet ligjore, sipas Osmanit, korrupsioni dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare bëhen baza shtesë për vendosjen e masave restriktive, krahas terrorizmit dhe tregtisë me armë. Ndryshimet, përveç masës aktuale për konfiskimin e pronës, do të parashikonin edhe ndërprerjen e përkohshme të funksionit publik dhe ndalimin e pjesëmarrjes në proceset e furnizimeve publike.

Në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, vitin e kaluar u gjetën edhe emrat e ish-Zv/Kryeministrit Koço Angjushev, biznesmenëve Orce Kamçev dhe Sergej Samsonenko dhe Kryebashkiakut të Strugës, Ramiz Merko.

Në këtë listë ata iu bashkangjitën ish-Kryeministrit, Nikol Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov./KlanMacedonia

You may also like