Qeveria merr vendimin për naftëtarët e Ballshit: Pagë çdo muaj përgjatë vitit 2022, ja sa do të jetë shuma

by admin
Spread the love

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, për të gjitha naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu bëri thirrje të gjithë naftëtarëve dhe ish-naftëtarëve, që të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesën mujore.

Shprehet Ibrahimaj:

“Miratuam një vendim shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet shoqërore e shëndetësore, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

You may also like