“Qeveria jonë s’e do Europën”, deputeti Shehi lëshon mesazhe të forta në Kuvendi

by admin
Spread the love

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi, nuk i kurseu akuzat për qeverinë “Rama”.

Shehu gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka dhënë mesazhe të forta për politikën shqiptare, e ndërsa duke iu referuar marrëveshjes me KE për fondet IPA, deputeti shtoi se qeveria nuk e do Europën, por e ka mendjen se si të zbatojë planet për të marrë këto para.

Sipas deputetit të opozitës, halli i nëpunësve është fakti se po ju vjen te dera BE për t’i kontrolluar.

“S’ka para për të shpërndarë, por ka plan se si të prishen paratë e Europës. Gjykoj se çdo lloj pr/ligji është reflektim për këtë parlament për raportin e Shqipërisë në BE. Nëse duam Europën, ajo është një dimension më i madh. Do doja të thoja se ne duhet të reflektojmë të gjithë për këtë situatë. Ku është Shqipëria, Europa dhe pse jemi kaq vonë. Para 20 vitesh kam pasur rastin të shkoj në Berlin dhe para portave që ishte simbol i ndarjes së Europës, pashë në darkë, kemi qenë 3 deputetë nga PS dhe 3 nga krahu tjetër, pashë dhjetra adoleshentë të huaj që përshëndetshin.

Mendova; a do bëhen fëmijët tanë që të gërthasin me flamurin kuq e zi në dyert e Europës. ka shumë pak Shqipëria proeuropianë, jo thjesht që nuk na duan ne, por këta që qeverisin nuk duan, Shqiptarët duan, se andej po ikin se kokën e kemi pasur nga perëndimi. Ku jemi pas 20 vitesh? Këtu ska dashur për Europën, se Eruopa kërkon ca rregulla. Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne.”, tha Shehi.

You may also like