Qeveria ia shlyen një pjesë të borxhit hekurudhave

by admin
Spread the love




Dyqind milionë denarë i janë vënë në dispozicion Ministrisë për transport dhe lidhje për shlyerjen e një pjese të borxhit të “Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport”. Ky vendim është votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha se bëhet fjalë për rishpërndarje të mjeteve për shfrytëzuesit buxhetorë. “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport  “ka gjithsej gjashtë milionë euro borxh për energji elektrike, me këto mjete që kanë marrë nga buxheti do të shlyejnë pothuajse gjysmën e borxhit.

BLLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Ne, mund të them se vetëm gjatë këtij viti i kemi dhënë 12 milionë euro mbështetje për “Hekurudhat – Transport” Maqedoni.  Në përgjithësi ne çdo vit ndihmojmë përmes obligimit për subvencionimin e transportit të udhëtarëve dhe ai obligim është diku nga gjashtë e gjysmë deri në shtatë milionë euro. Por këtë vit kemi dhënë mbështetje shtesë, sepse besojmë se në kohë krize, një pjesë e energencave në vend futet përmes kësaj kompanie”.


You may also like