Qeveria: I bëjmë thirrje SASHK-ut ta pranojë rritjen e pagave prej 10 për qind

by admin
Spread the love




Qeveria sot në seancë i ka angazhuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të Punës dhe Politikës Sociale dhe Financave për ribalancin e Buxhetit të parashohin mjete për rritjen e pagave të punonjësve të arsimit dhe kopshteve për fëmijë për 10 për qind.

Nga Qeveria i bëjnë thirrje Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ta pranojnë këtë rritje dhe, siç potencojnë, në interes të fëmijëve të vazhdojë arsimi dhe procesi i përkujdesjes.

“Me konkludimet e kësaj pike, Qeveria e caktoi MASH dhe MPPS-në dhe Ministrinë e Financave që me rebalancin e buxhetit të parashihen mjete për rritje të pagave në arsim fillor dhe të mesëm dhe mbrojtje të fëmijëve për 10%. Qeveria caktoi MSH dhe MPPS-në të dorëzojnë informacione në qeveri në mënyrë që t’i përgjigjen SASHK-ut në lidhje me këto konkludime dhe kërkoi që me letër të raportohet se me cilin akt juridik është ndaluar mësimi në shkolla dhe në çfarë baze juridike refuzohen të merren fëmijët në çerdhe”, thuhet në njoftimin e qeverisë. /SHENJA/


You may also like