Qeveria e re e Netanyahu-t, më e çmendura! – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Yair Lapid tha se qeveria nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahu-it do të jetë “qeveria më ekstreme dhe më e çmendur në historinë e vendit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Lapid shprehu vlerësimin e tij për qeverinë që do të formojë Netanyahu përmes Twitter-it.

“Qeveria e sapoformuar do të jetë më ekstremja dhe më e çmendura në historinë e vendit. Netanyahu është i dobët. Partnerët e tij janë më të rinj se ai, më këmbëngulës dhe ekstremë. E shantazhuan pa kushte”, tha Lapid.

Ai publikoi foto të demonstratave të organizuara nga mbështetësit e tij në pjesë të ndryshme të Izraelit në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë së re dhe deklaroi: “Por ne nuk po dorëzohemi, ne po luftojmë për demokracinë tonë, për ushtarët tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura më 1 nëntor në Izrael, i cili ka qenë në një cikël vicioz të zgjedhjeve të parakohshme dhe krizës së koalicionit vitet e fundit, partitë e bllokut të djathtë të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri i opozitës Benjamin Netanyahu siguruan një fitore dërrmuese, duke fituar 64 nga 120 vendet e Knesset-it (parlamentit). /tesheshi.com/

 

 

You may also like