Qeveria e Kosovës, deklaratë për veriun pas misionit “Bislimi” – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës njoftoi se pas takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, janë të gatshëm të kontribuojnë në deeskalimin e situatës në veri, që përfshin reduktimin aktual të policies me një prani prej 25 për qind brenda dhe rreth ndërtesave komunale në katër komuna në veri.

Qëllimi i takimit të Bislimit me Lajçakun në Bratislavë ishte krijimi i parakushteve për forcimin e fokusit në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore të 27 shkurtit dhe Aneksit të Ohrit të 18 marsit.

Në këtë kuadër, siç u tha, u dakorduan për reduktimin e menjëhershëm të pranisë së policisë.

“Qeveria e Kosovës publikisht tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe duke mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në veri. Kjo nënkupton zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë me 25 për qind, brenda dhe rreth objekteve komunale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kosova mbështet zgjedhjet e parakohshme në veri

Po ashtu, thuhet se Policia e Kosovës, së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in, do ta vlerësojnë situatën e sigurisë si të nevojshme dhe posaçërisht do të shqyrtojnë mundësinë e reduktimit të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuna të veriut pas sezonit veror.

“Kosova shpreh përkushtimin e saj për të siguruar bazën e nevojshme ligjore dhe për të mundësuar organizimin e atyre zgjedhjeve.

BE-ja do të ftojë dy negociatorët kryesorë në Bruksel për të finalizuar planin e renditjes së Marrëveshjes për Normalizimin, pas së cilës do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes. Veprimet e sipërpërmendura do të përfundojnë brenda dy javësh”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

You may also like