Qeveria bullgare dhuron aparate të mamografisë për spitalin e Negotinës

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka njoftuar se një mamograf i ri mobil është instaluar në Qendrën Shëndetësore Negotinë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Ai njoftoi se së bashku me ambasadorin  Angel Angelov, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Genchovska, morën pjesë në pranim-dorëzimin e kësaj pajisjeje, vlera e së cilës është 140.000 euro.  Kështu, këtë procedurë diagnostifikuese, po e ofrojmë te gratë edhe në vendbanime më të vogla dhe po fokusohemi në pjesën e preventivës, sepse diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.  Përparësia e këtij mamografi është se është i lëvizshëm dhe, sipas nevojave, do të vihet në dispozicion edhe të grave të vendbanimeve të tjera më të vogla”, deklaroi Sali.  Gjithashtu, ai njoftoi se po ndërmarrin masa për ta reduktuar kohën e pritjes për ekzaminime dhe për orare shtesë për mamografi dhe eho të gjirit. “Paralelisht, bashkë me mjekët, institucionet shëndetësore dhe sektorin joqeveritar, do të vazhdojmë me zgjidhjen sistematike të qasjes në terapinë e re inovative, e cila mund ta shpëtojë jetën e shumë pacientëve”, njoftoi ministri Sali.


You may also like