Qetsori kupton lojën e banorëve dhe premton: Unë do ta fitoj Big Brother

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qetsori, Kristi dhe Efi debatuan sërish ditën e sotme për finalen. Qetsori prej disa ditësh ka shprehur bindjen se ai do shkojë në finale dhe se sipas tij Kristi dhe Nita dalin të shtunën nga shtëpia.

Ndonëse Efi i thotë gjatë gjithë kohës se loja e tij është e shëmtuar dhe se ai nuk do jetë finalisti i katërt, ky i fundit ngul këmbë që do shpallet ai finalist, me argumentin se Kristi dhe Nita nuk kanë bërë asgjë në shtëpi.

Teksa po flisnin për çmimin e madh, Kristi tha se ai i don ato paratë, por jo të jetë i fiksuar pas tyre. Ai i tha Qetsori se ka “punuar” për të ardhur deri në këtë pikë të lojës, duke rrëzuar argumentin e Qetsorit i cili thotë se Kristi nuk ka bërë asgjë.

Qetsori i tha Kristit dhe Efit se ato ranë në “grepin” e tij, për misionin që pati, i cili tha se do të dilte nga shtëpia.

The post Qetsori kupton lojën e banorëve dhe premton: Unë do ta fitoj Big Brother appeared first on Telemedia.

You may also like