Qetësohet Luciano Spalletti, Victor Osimhen i gatshëm për Liverpoolin

by admin
Spread the love

Një dhimbje koke më pak për Luciano Spallettin në prag të sfidës ndaj Liverpool në Champions League. Victor Osimhen është stërvitur rregullisht me grupin dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e sotme.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga klubi që e ka përfshirë atë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e mbrëmjes. Spalletti më parë tha se do të vendoste ditën e sotme nëse Osimhen do të ishte pjesë e ekipit apo jo.

Mesa duket nigeriani ia ka dalë dhe do të jetë në dispozicion të Spallettit. Victor Osimhen përsoi një dëmtim në sfidën e fundit që Napoli zhvilloi kundër Lazios ku shqetësoi jo pak Spallettin për gjendjen e tij. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like