Qetësohen te Dortmund, Haaland nis stërvitjen me ekipin e rezervave

by admin
Spread the love

Erling Haaland më në fund sheh dritën në fund të tunelit. Sulmuesi norvegjez, është duke munguar prej 22 janarit për shkak të një problemi muskulor. Megjithatë ai është stërvitur mëngjesin e sotëm me ekipin e dytë (rezervë) të Borussia Dortmundit.

Ai dha shenja pozitive për sa i përket një rikthimi të afërt në fushën e lojës. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ai të jetë titullar në Glasgoë të enjten, por rikuperimi i tij është një shenjë e rëndësishme për Marco Rose.

Pa sulmuesin 21-vjeçar, Reus dhe ekipi i tij u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë dhe pësuan disa humbje të rënda mes kampionatit dhe Europa League. Kështu, sipas raportimeve të fundit, Haaland është shumë pranë zbritjes në fushën e lojës. /oversport.tv

Foto: Erling Haaland Twitter

You may also like