Qeshi gjatë minutës së heshtjes, mbrojtësi i Francës tërbon tifozët

by admin
Spread the love

Jean-Clair Todibo u rikthye pas një kohe të gjatë në kombëtaren e Francës. Qendërmbrojtësi po zhvillon performanca shumë të mira me Nice në Ligue 1, skuadër që renditet përkohësisht në vendin e dyte.

Me një pikë më pak se Monaco kryesuese. Dëmtimi i Salibas së Arsenalit, detyroi trajnerin Didier Deschamps t’i dërgonte një ftesë Todibos në momentet e fundit. Duke rikthyer ish-lojtarin e Barcelonës sërish në Kombëtare.

23-vjeçari ishte në stol gjatë sfidës Holandë-Francë, që përfundoi 0-2 falë dygolëshit të bukur të Kylian Mbappe. Me “Gjelat” që siguruan matematikisht kualifikimin në Europianin Gjermani 2024.

Todibo e ndoqi gjithë takimin nga pankina, teksa veprimi i tij përpara fillimit të ndeshjes ka tërbuar tifozët francëzë. Në “Johan Cruijff Arena” u mbaj një minutë heshtje në nderim të mësuesit francez që u vra në Arras.

Teksa të gjithë qëndronin në heshtje, mbrojtësin e kapi e qeshura, moment që u fokusua nga kamerat. Tifozët francezë kanë shpërthyer ndaj Todibos në rrjetet sociale, duke mos e kursyer zemërimin.

Të gjithë theksojnë se e qeshura e futbollistit në atë moment ishte një veprim tepër ofendues, teksa kërkohet që Todibo të mos grumbullohet më me kombëtaren e Francës.

Ndërkohë, në mbrojtje shokut të skuadrës i ka dalë Eduardo Camavinga, i cili deklaroi se Jean-Clair është një djalë i mirë. Por polemikat në Francë nuk kanë ndërmend të ndalen.


Top Channel

You may also like