Qava për orë të tëra/ Kourtney Kardashian thyen unazën 1 milion dollarëshe

by admin
Spread the love

Në episodin e ri të “The Kardashians” që transmetohet sot në “Hulu”, Kourtney Kardashian zbulon se ajo theu padashje unazën e saj të fejesës prej 1 milion dollarëshe, të cilën ia ka dhënë i fejuari Travis Barker.

Ishte mamaja e saj, Kris Jenner që vuri se se unaza mungonte në gishtin e saj, teksa e pyet se çfarë kishte ndodhur.

“Në fakt, po rregullohet,” përgjigjet 43-vjeçarja Kourtney Kardashian. Ajo përshkroi ngjarjen si një prej më të këqijave që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.

“Isha ulur në dysheme duke palosur bluzat. E hoqa unazën dhe e vendosa pranë meje në dysheme, sikur të mendoja se do të ishte e sigurt aty. Fatkeqësisht, nuk qe. Më duhej të vendosja diçka lart në dollap dhe kur zbrita, shkela mbi unazë. Qava në mënyrë histerike për orë të tëra dhe më pas telefonova Travisin. U bëra shumë keq”, tha ajo. Por Travis e ka marrë situatën me qetësi, duke u përpjekur të qetësojë Kourtney-n./revistawho.com

 

You may also like