Qatip Osmani me ofertë nga Emiratet Arabe – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani, me ekipin e Shkëndijës në rolin e trajnerit ka të fituara tre tituj të Maqedonisë 1 trofe të kupës dhe një superkupë. Ai gjithashtu ka suksese të shkëlqyera edhe në garat evropiane duke u kualifikuar në play off të Europa Ligës. Suksese këto që bëjnë trajnerin më të sukseshëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Qatip Osmani edhe si trajner i Renovës ka shënuar suksese të kënaqëshme .

Qatip Osmani pas largimit nga ekipi kuqezi aktualisht është i pa angazhuar edhe pse gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta mjaftë tërheqëse nga ekipe nga rajoni. Por ajo që është më tërheqëse ashtu siç mëson KlanMaqedoni, Qatip Osmani ka oferta nga klube të Emirateve Arabe, por për çdo gjë do të dihet ditëve në vijim. /KLanMacedonia/

You may also like