Qalaj: Qeveria Kurti duhet të lobojë më shumë që të jemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së

by admin
Spread the love

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se Qeveria Kurti duhet të mobilizohet edhe më shumë, ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë, gjegjësisht momentin kur Rusia është duke u përjashtuar nga shumë institucione ndërkombëtare e evropiane, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së vendit, gjegjësisht për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Por sipas Qalaj, në këtë aspekt më shumë ka punuar Serbia sesa Kosova.

“Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë momentum kur Rusia është e përjashtuar nga disa institucione ndërkombëtare evropiane që ne të aplikojmë për lobim, të takohemi me të gjitha shtetete mundura, të takohemi në mënyrë që sa më shpejtë të jetë e mundur të jemi anëtarë të mekanizmave ndërkombëtarë”, tha Qalaj për Gazetën InLajmi.

E Serbia, sipas deputetit të PDK-së në çdo moment po e shfrytëzon të punojë kundër Kosovës.

“Institucionet e vendit nuk po e bëjnë të njëjtën punë sikur Serbia, duhet të angazhohen sa duhet, pra më shumë në mënyrë që të marrim më shumë njohje të reja”, tha Qalaj.

You may also like