Putin uron 8 Marsin: Jini krenare për djemtë ushtarë, do të mbrojmë atdheun

by admin
Spread the love

Kur e gjithë vëmendja e botës është tek lufta në Ukrainë dhe aksionin e Rusisë në këtë shtet, presidenti Vladimir Putin ka një mesazh duke uruar gratë dhe vajzat për 8 marsin.

Në një video mesazh shefi i Kremlinit i falënderon për mbështetjen në këto kohë të vështira.

“Ju përgëzoj sinqerisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Jetojmë në kohë të vështira. Por edhe gjatë sprovave më të vështira të Luftës së Madhe Patriotike, asgjë nuk mund t’i pengonte burrat rusë të rrëfenin dashurinë për gratë e tyre, dhe kjo dashuri shërbeu si mbështetje dhe frymëzim”.

Një mesazh të veçantë Putin e kishte për nënat, gratë të cilat kanë të afërmit e tyre në luftë.

“Dëshiroj t’u drejtohem nënave, grave, motrave, nuseve dhe të dashurave të ushtarëve dhe oficerëve tanë që tani janë në betejë, duke mbrojtur Rusinë gjatë një operacioni ushtarak special. Unë e kuptoj se  shqetësoheni të dashurit tuaj. Ju mund të jeni krenarë për ta ashtu siç krenohet e shqetësohet  i gjithë vendi. Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak nuk marrin pjesë dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi dhe nuk do të ketë thirrje shtesë të rezervistëve”, tha presidenti rus.

Në fund të mesazhit duke kujtuar fjalët e Perandoreshës Katerina II presidenti rus la të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga aksioni i tij në Ukrainë.

You may also like