Putin urdhëron “armëpushim” për Krishtlindjen ortodokse (por për Kievin është një kurth)

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten ministrin e tij të Mbrojtjes të zbatojë një armëpushim në Ukrainë për 36 orë më 6 dhe 7 janar për të lejuar të krishterët ortodoksë të marrin pjesë në shërbimet e Krishtlindjeve.

Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar.

“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontaktit ndërmjet Duke u nisur nga fakti se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh qytetarësh që shpallin ortodoksinë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Dita e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.

Më herët të enjten, Patriarku Kirill udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse dhe një mbështetës i zëshëm i luftës kishte bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm.

Por Ukraina është skeptike dhe e ka cilësuar armëpushimin për Krishtlindje si një hipokrizi dhe një kurth. “Është një kurth cinik, një element propagande”, deklaroi negociatori i Kievit, Mykhailo Podolyak.

Podolyak që është edhe këshilltari i presidentit Zelensky shkruan në Twitter: “Armëpushimi do të vijë vetëm kur Moska të tërheqë trupat e saj”. Kjo është përgjigjja e Kievit për propozimin e Putin për një armëpushim për Krishtlindjen ortodokse.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, presidenti Putin i tha homologut turk Rexhep Tajip Erdogan përmes një bisede telefonike, se Rusia ishte e hapur për dialog me Ukrainën, por Kievi duhet të pranojë humbjen e territoreve që i ka fituar (ankesuar) Rusia, sipas një njoftimi të Kremlinit.

Kremlini njoftoi se “Vladimir Putin rikonfirmoi se Rusia është e hapur për dialog, por autoritetet e Kievit duhet të plotësojnë kërkesat e njohura dhe të pranojë realitetin e ri në terren”.

Po ashtu, sipas Kremlinit, “Putin vuri në dukje rolin e dëmshëm të Perëndimit, që ka furnizuar me armë dhe i ka siguruar informacion Kievit”.

Presidenca turke, njoftoi se Erdogan i tha homologut Putin gjatë telefonatës se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeteshin me armëpushim dhe “vizioni për një zgjidhje të drejtë”.

Erdogan dhe Putin kanë komunikuar vazhdimisht që pas sulmit të forcave ruse kundër Ukrainës në muajin shkurt. Turqia luajti rol ndërmjetësues mes Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara për marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet ukrainase.

You may also like