Putin: Ukraina nuk është gati të anëtarësohet në NATO, kërkojmë zgjidhje paqësore

by admin
Spread the love

Teksa kriza mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, Putini mbajti një takim të jashtëzakonshëm me Këshillin e Sigurimit të vendit të tij.

Duke folur në takim, presidenti rus theksoi se po përpiqen t’i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, garanton se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO menjëherë nesër, por thotë se kjo ka të ngjarë të bëhet me një moratorium. Megjithatë është një çështje që u përket atyre, nëse nuk do ta pranojnë Ukrainën përkohësisht; ky nuk është një koncesion i dhënë Rusisë”, tha shefi i Kremlinit.

Pasi vuri në pah se Ukraina nuk është gati të anëtarësohet në NATO, Putini vijoi me këto fjalë: “Ne nuk e dimë se çfarë idesh të reja do të na prezantojnë SHBA-ja, do ta shohim. Zhvillimet në Pellgun e Donjeckut (Donbas) tregojnë se administrata aktuale e Ukrainës nuk ka ndërmend të përmbushë marrëveshjet e Minskut.”

“Nëse Rusia përballet me rrezikun e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, kërcënimi për vendin tonë do të rritet ndjeshëm”, shtoi ai.

Fjalën gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë e mori edhe ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.

“Ne kërkuam dhe propozuam që krahu lindor i NATO-s të kthehej në pozicionet e tij të vitit 1997. Por ky argument i yni u hodh poshtë prej tyre. Rekomandimet tona nuk janë një meny nga ku mund të zgjidhni”, tha ai.

Duke potencuar se pi bëhen përpjekje serioze për të minimizuar e zbehur shqetësimet e Rusisë në lidhje me sigurinë, Lavrovi përsëriti se më 24 shkurt do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjenevë të Zvicrës.

You may also like